EMRAT/ Kokainë, para dhe armë në lokal, arrestohen 4 persona në Tiranë

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin lëndë narkotike në ambientet e një lokali në Kashar.

Advertisements

Mësohet se në pranga kanë rënë Ardit Hajdari 36 vjeç, Çlirim Hyka 52 vjeç, Enri Dema 27 vjeç dhe Redisi Hyka 21 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në lokalin e Ardit Hajdarit shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 150 doza kokaine, 60 doza kanabisi me THC të lartë, 1 peshore elektronike, 5 maska, 4 shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Advertisements

Njoftimi i Policisë

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe rastet e armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Drug bar”.

Vihen në pranga 4 shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin lëndë narkotike në ambientet e një lokali në Kashar.

Sekuestrohen qindra doza kokaine, dhjetëra doza kanabisi, 1 armë zjarri pistoletë, 1 peshore elektronike, 5 maska, 4 shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Drug bar”, në kuadër të cilit kanë arrestuar shtetasit:

– A. H., 36 vjeç, Ç. H., 52 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe R. H., 21 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në lokalin e shtetasit A. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 150 doza kokaine, 60 doza kanabisi me THC të lartë, 1 peshore elektronike, 5 maska, 4 shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin lëndë narkotike në lokalin e 36-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakZhdukja e një vajze dhe humbja e 300 mijë eurove janë pista e re e hetimeve për vrasjen e Liridonës
Artikulli tjetërRikthehen reshjet e dëborës, probleme me qarkullimin në zonat malore