Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një intervistë për mediat dje theksoi se sa i përket dosjes së lobimit në SHBA, për të cilën SPAK po heton do të rezultojë se nuk do të ketë asgjë, pasi sipas saj partia ka të gjitha transaksionet me faturë bankare dhe të ligjshme. Kryemadhi zbuloi më tej se SPAK nuk i ka komunikuar asnjë akuzë Ilir Metës. “Jo, dosja e lobimit, pra të gjitha paditë e Erion Veliajt është lobimi, hetimi pasuror imi i familjarëve të mi, operacionet plastike, off-shoret, sigurisht që çështja e lobimit është në hetim edhe kur janë thirrur përfaqësues të PL dhe ish-LSI, për një gjë të jeni të bindur se çdo gjë është e dokumentuar me fatura.
Advertisements
Ajo që është shqetësuese është kur injoranca dominim mbi vërtetësinë, në SHBA nuk çon njeri para cash, dhe nuk ka kompani në SHBA që deklaron se ka marrë para cash. Dhe PL, dhe Ish-LSI e ka bërë çdo gjë me para në bankë dhe me faturë. Jo, zero akuza i ka bërë SPAK Ilir Metës”, deklaroi ajo. Nga ana tjetër, Kryemadhi shtoi se përgjegjësia në këtë rast është që në territorin e bashkisë së Tiranës është një ndërtim pa leje prej 15 hektarësh te Landfilli i Tiranës. “Sa herë mediet e lidhura me inceneratorin e Tiranës më sulmojnë mua dhe Metën, pas një jave ndodhin sekuestrime dhe arrestime të inceneratori i Tiranës.
Sot është në burg Taulant Tusha dhe djali i xhaxhait të vjehrrës së Veliajt është në burg sot. Janë këta njerëzit që kanë firmosur për inceneratorët. Përgjegjësia në këtë rast është që në territorin e bashkisë së Tiranës është një ndërtim pa leje prej 15 hektarësh. Ka një firmë individuale të Veliajt që i ka hapur rrugë një inceneratori korruptiv dhe që i ka kërkuar Shkëlqim Canit për ta financuar këtë incenerator pa u lidhur kontrata. Ka komunikime zyrtare, nuk është më narrativë politike. Skema e inceneratorëve është një skemë mashtruese”, nënvizoi Kryemadhi.
Advertisements