‘’Do ketë dëshmitarë të tjerë për vrasjen e Liridonës’’, eksperti zbulon hetimet

Eksperti Drizan Shala foli në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt pak ditë më parë në Prishtinë.

Advertisements

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se autoritetet janë duke mbledhur informacione në institucione të tjera në lidhje me ngjarjen.

Sipas tij hetimet do të vijojnë dhe në Suedi. Gjithashtu ai u shpreh se përse u mbyll procesi gjyqësor për divorcin mes Liridona Ademajt dhe Naim Murselit.

Advertisements

“Autoritetet, janë duke mbledhur informacion dhe institucione të tjera relevante, për këtë ngjarje makebre. Hetimet do të vazhdojnë dhe në Suedi për të konstatuar lidhjet e tij me ndonjë biznes në Suedi. Kjo vrasje kishte një planifikim afatgjatë dhe mbi këtë planifikim do të konstatohen pistat, qoftë të siguracionit që ka pasur e ndjera. Pistat për vrasjen mund të zgjerohen dhe më tej, për të gjetur motivet. Prokuroria do të nxjerrë dëshmi të tjera gjatë procesit hetimor.

Nëse konstatohet që ka pasur një proces të divorcit në 2019, është ndalur ky proces i divorcit, duhet të pyetet pse është ndalur ky proces dhe a ka pasur ndonjë influencim. Ky rast do të marrë kohë në procesin hetimor. ”-tha ai.

Artikulli paraprakI vunë thesin në kokë dhe e futën brenda! Si u vra shqiptari në Belgjikë?
Artikulli tjetërIsh-luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj kallëzon në SPAK ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja