Një person është djegur brenda një makine në rrugën “Kastriotët” në Prizren.
Advertisements
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në orët e para të së dielës. Paraprakisht ngjarja po hetohet si vetëvrasje, ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Policia njofton se viktima është djegur plotësisht, ndërsa mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.
Advertisements