Dëshmitari nxjerr “blof” SPAK-un: Në foto me Belerin nuk është Arsen Rama, por jam unë

Këtë foto që SPAK pretendon se duket Fredi Beleri dhe Arsen Rama, avokatët e kryebashkiakut e kanë rrëzuar duke thirrur në seance si dëshmitar Thoma Bogdanin i cili është paraqitur me të njëjtën veshje duke pohuar se në foto është vetë ai.

Advertisements

Foto është bërë nga forcat operacionale të policisë së shtetit gjatë mbajtjes nën vëzhgim të Fredi Belerit.

Ndërkohë, në procesin ndaj Fredi Belerit Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtarëve Erion Çela dhe Irena Gjokës me pretendimin se janë treguar të njëanshëm ndaj tij.

Advertisements

Në seancën e sotme u paraqitën 5 dëshmitarë mes tyre një gazetar lokal që intervistoi Avdyl Ramën, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë Arsen Ramës.

Dëshmitarët e tjerë ishin banor të Himarës të cilët dhanë sqarime se kishin miqësi me Belerin dhe e takonin disa për shkak të fushatës zgjedhore e disa si bashkëqytetar të Himarës.

Avokatët paraqitën kërkesën që në listën e dëshmitarëve të thërriten kancelari i gjykatës së Vlorës dhe ai i prokororisë së të njëjtit qytet.

Artikulli paraprakJo bonus bebesh për EMIGRANTET! Qeveria vendos kushte: 180 ditë…
Artikulli tjetër“Nottingham Post”: Shqipëria destinacioni i preferuar për ata që kërkojnë një pjesë të parajsës