“Çohu dhe këndo për ne”, mijëra qytetarë i japin lamtumirën Vassilis Karras, gruaja dhe vajza shpërthejnë në lot

Ditën e djeshme, mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit Vassilis Karras në kishën e Shën Sofisë në Selanik.

Advertisements

Pak pas orës 16:30, me kohën locale, kur trupi doli nga kisha, muzikantët me buzuki dhe instrumente filluan të luanin këngët e tij, në radhë të parë “Nychta Xelogiastra”, “Nuk po shkoj askund”, por edhe “Pontiaka”.

Ndërsa njerëzit që ndodheshin në kishë e ndiqnin duke kënduar pjesët e tij.

Advertisements

Bashkëshortja e tij, Christina, duke u larguar nga kisha e mbështetur nga e bija dhe duke dëgjuar këngët shpërtheu në lot. Në të njëjtën kohë, njerëzit brohorisnin “i pavdekshëm”.

Vëllai i Vassilis Karras ishte po aq i prekur dhe kur mbërriti në kishë ai u tha gazetarëve se nuk mund të thoshte shumë.

“Për momentin nuk jam në gjendje të them asgjë. Nuk kam guxim të flas”, ishte gjithçka që arriti të pëshpëriste vëllai i Vassilis Karras.

Bashkëshortja dhe vajza e Vassilis Karras ishin që në momentin e parë në kishë kur nisi pelegrinazhi popullor pak pas orës 10 të së martës.

Artikulli paraprakViti i ri 2024 do të nis mbarë për këto 3 shenja të Horoskopit
Artikulli tjetërAksident tragjik në Greqi, makina bie nga humnera, i përfshirë dhe një shqiptar(Pamjet)