Burg apo spital? Vodhi 90 minuta të lojës ‘GTA 6’, psikoterapistja zbulon si do trajtohet hakeri shqiptar autik

Psikoterapistja Rainela Xhemollari është shprehur se hakeri autik shqiptar, 18-vjeçari Arion Kurtaj, i cili vodhi 90 klipe të lojës së papublikuar “Grand Theft Auto 6″ si pjesë e një hakimi, do të qëndrojë në një strukturë spitalore të specializuar, për të marrë trajtimin e duhur.

Advertisements

Kurtaj nga Oksfordi i Britanisë së Madhe, i cili është autik, u lirua me kusht për hakimin e firmës së softuerit “Nvidia” dhe BT/EE dhe gjithashtu në mbrojtje të policisë në një hotel në Travelodge kur vazhdoi hakimin e tij dhe iu qas “Rockstar Games”, kompaninë që qëndron pas GTA.

Xhemollari tha emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, se ky rast duhet ndihmuar, pasi është një person që nuk e shikon jetën dhe ndërveprimet sociale si gjithë të tjerët.

Advertisements

“Padiskutim që ka një jetë sociale ndryshe nga të tjerët. Mënyra sesi ne e shikojmë jetën dhe ndërveprimet sociale janë komplet të ndryshme. Dhe një njeri duhet ndihmuar për t’ju përgjigjur jetës sociale ashtu siç e ka ndërtuar shumica.

Kolegu i vetë ishte 17 vjeç dhe ka marrë një lloj tjetër dënimi. Gjykata ka qenë mes burgut dhe rehabilitimit mjeko-social. Rasti aktualisht do të marrë shërbimet në një strukturë spitalore. Do të jetë brenda në strukturë, me të rinj të tjerëm një lloj qendre riedukimi.

Sinqeriteti i një njeriu me autizëm është që ai thotë atë që mendon. Nuk do të gënjenin për arsye të mos kuptimit të pasojave. Deshifrimi i trurit të njeriut nuk është kaq i thjeshtë”, tha Xhemollari.

Artikulli paraprak“Është shumë meraklie”, Kiara për vjehrrën: Jemi si shoqe!
Artikulli tjetërSi nisi zjarri i përmasave ‘gjigande’, dhe cilat ishin shkaqet që nuk po shuhej as nga ushtria? Nis ekspertiza për dëmet e shkaktuara në qendrën tregtare të Lushnjes