Aksident masiv edhe në Fushë-Kosovë, përfshihen 14 automjete, raportohet për të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident zinxhiror ndodhi në autostradën në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë 14 automjete. Kështu ka bërë të ditur për tg, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, i cili gjithashtu tha se ka edhe persona të lënduar

Advertisements

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”, tha Hoxha.

PAMJET/ Aksident masiv edhe në Fushë-Kosovë, përfshihen 14

Advertisements

Ai shtoi se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për tu marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar.

“Lidhur me detaje tjera do të njoftoheni pas raportimeve që do marrim nga ekipet ne terren”, tha Hoxha. Policia ka apeluar për kujdes gjatë vozitjes në këtë kohë me ngrica dhe mjegull për të shmangur aksidentet e tilla.

PAMJET/ Aksident masiv edhe në Fushë-Kosovë, përfshihen 14

Artikulli paraprakTre aksidente në aksin Përrenjas-Librazhd, dyshohet për të lënduar
Artikulli tjetër“Shqiptarët janë bërë profesionist në vjedhje, grabisin në Itali dhe kthehen me tragetin e radhës”, eksperti i sigurisë zbulon teknikën që përdorin hajdutët për të hapur edhe dyert e blinduara