Aksident fatal, 7 automjete përplasen me njëra tjetrën, 11 të vdekur dhe 57 të plagosur

11 persona humbën jetën dhe 57 të tjerë u plagosën në një aksident të përgjakshëm automobilistik me 7 automjete të përfshira në provincën Sangari në veriperëndim të Turqisë që i përket departamentit të Marmarasë.

Advertisements

Sipas mediave vendase, aksidenti fatal ka ndodhur në autostradën e Marmarasë Veriore rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur që kishte mbuluar zonën. Shtatë automjete, duke përfshirë 3 autobusë dhe 1 kamion, u përfshinë në aksident, e cila duket se ka nisur kur një makinë ka përplasur një kamion. Pas përplasjes së parë, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë goditur nga automjetet që i kanë ardhur me shpejtësi, siç ka shpjeguar guvernatori i Sangario, Yasar Karadeniz.

Shtatë nga personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse dhe policie ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. Rruga për në Stamboll mbetet e mbyllur deri më tani, sipas mediave lokale.

Advertisements

Artikulli paraprakPërgjimet e “SKY ECC” zbuluan lidhjet e politikës me krimin, paralajmëron eksperti i kriminalistikës: Së shpejti mund të kemi arrestime të personave me pushtet
Artikulli tjetërE trishtë/ Konkurronte në Eurovizion për Izraelin, këngëtari vdes në luftë