Zjarr në apartamentin e një shtetasi turk, zbardhen detajet

Një zjarr është ka rënë paraditen e kësaj të enjteje në një apartament në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Advertisements

Sipas burimeve, bëhet me dije se zjarri ka rënë në ballkonin e një apartamenti në katin e gjashtë.

Shërbimi zjarrfikës ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të neutralizuar flakët.

Advertisements

Fatmirësisht zjarri është arritur të fiket dhe nuk raportohet për persona të lënduar, pasi në momentin e rënies së flakëve në objekt nuk ka pasur njeri.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkohë që është mësuar se apartamenti në fjalë është në pronësi të një shtetasi turk.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakSpartak Ngjela zbulon shifrën e “çmendur”: Rama duhet të kërkojë qera për marrëveshjen me Italinë
Artikulli tjetërE rrallë, gruaja me dy m*tra është shtatzënë në të dyja, e dokumenton në Instagram