Zbardhet vendimi i Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar: Dy shkeljet e kryera nga shteti

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Strasburgut në lidhje me vrasjen e Aleks Nikës, i cili humbi jetën në protestën e 21 janarit.

Kjo gjykatë ka dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e krimit.

Advertisements

Po ashtu në vendimin e argumentuar të Strasburgut thuhet se ka pasur shkelje të detyrimit procedural dhe të pjesës thelbësore të nenit 2 të Konventës, shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës.

Gjykata e të Drejtave të Njeriut sqaron se autoritetet kanë dështuar që të kryejnë një hetim efektiv dhe se gjatë protestës politike sipas saj, u përdor në mënyrë të pajustifikuar forca vdekjeprurëse.

Advertisements

VENDIMI I PLOTE

Mes të tjerash Gjykata nënvizon dhe faktin se teksa ka pasur mangësi specifike në hetimin e rastit në fjalë, bëhet thirrje që të identifikohen dhe ndëshkohen ata që janë përgjegjës për krimin.

Po ashtu Strasburgu thekson se ka pasur dhe defekte në ushtrimin e detyrës nga ana e policisë për mbarëvajtjen dhe kontrollin e protestës.

Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Pas kalvarit të gjatë gjyqësor, familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Kujtojmë se më 21 janar të vitit 2011, opozita socialiste thirri në protestë qytetarët, pas videoskandalit Meta-Prifti, ku flitej për aferë korruptive. Pas përplasjes me policinë dhe tentativave për të hyrë brenda në Kryeministri, 4 protestues mbetën të vrarë.

Në protestë humbën jetën Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Sakaq, Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Nga ana tjetër, gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Artikulli paraprakDroga e fshehur poshtë tapicerisë, momenti kur zbulohen 33 kg kanabis në makinën e 37-vjeçarit nga Kosova
Artikulli tjetërLuizi dhe Olta më në fund sheshojnë mosmarrëveshjet mes tyre?!(Foto)