Tragjike/ Burri qëllon gruan, niset drejt çiftit dhe i jep fund jetës

Tentativë për vrasje dhe në fund vetëvrasje. Një ngjarje e rëndë ka goditur Leganon, provincë e Milanos, ku një 42-vjeçar qëlloi me armë partneren e tij 36-vjeçare, dhe më pas ktheu armën ndaj vetes duke bërë vetëvrasje. Të dy me origjinë kolumbiane.

Advertisements

Gruaja e plagosur rëndë është transportuar në spitalin e Legnano-s, ende brenda rrezikut për jetën.

Burri me sa duket ka qëlluar partneren e tij në kulmin e një debati të dhunshëm duke përdorur armën e kunatit të tij, me profesion roje sigurie, i cili megjithatë nuk ishte në shtëpi në atë moment.

Advertisements

Plumbi ka goditur barkun e partneres, por ajo ka arritur të largohet nga shtëpia dhe është ndihmuar menjëherë nga një fqinj.

42-vjeçari është drejtuar më pas për në shtëpinë e një çifti të moshuar për të cilët kujdesej gruaja e tij, vend në të cilin ai vrau veten me armën e vjedhur nga kunati i tij.

Nga ajo çfarë raportohet në mediat italiane, 35 vjeçarja ka tentuar dhe të hidhet nga ballkoni për ti shpëtuar bashkëshortit të saj.

Prokuroria e Busto Arsizio po heton rastin.

Artikulli paraprak“Jam ndarë dy herë nga bashkëshortët, nuk ia fal vetes”, habit Vjollca: Gratë duhet t’i durojnë burrat
Artikulli tjetërDy vëllezër në Fushë-Arrëz rrihen me njëri-tjetrin, përfundojnë në qeli