Një tërmet i fortë u regjistrua mëngjesin e sotëm në Evia në Greqi. Tërmeti me magnitudë 5.1 është ndjerë edhe në Atikë. Mediat greke shkruajnë se për pasojë shkollat në Mantoudi, Limni, Agia dhe Anna janë mbyllur.
Advertisements
Tërmeti i frikshëm në Greqi, autoritetet marrin vendimin urgjent,
Advertisements
Ndërkohë guvernatori i qarkut të Greqisë qendrore, Fanis Spanos, bëri me dije se vazhdojnë kontrollet në zonë, dhe se në një rrugë në Evia Qendrore ka pasur rrëshqitje dherash.
“Është raportuar për xhama të thyer, sende që bien nga raftet e dyqaneve.”, ka thënë ai. Sizmologët janë shprehur të shqetësuar për pasgoditjet, ndonëse autoritetet bëjnë me dije se janë në gatishmëri.