“Si lëvizte ‘mbreti”/ Eksperti: Dritan Rexhepi, vrasje, pengmarrje dhe kokainë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar se si lëviz kokaina përmes karteleve nga Ekuadori përmes Atlantikut, deri në Evropë, dhe roli i Rexhepit në trafikun e drogës.

Advertisements

“Më lejoni njëherë të tregoj se çfarë përfaqëson Ekuadori. Ekuadori nuk është në anën Atlantike, por në anën e Paqësorit. Për të kaluar në Atlantik dhe ardhur në Evropë, duhet që një anije nga Ekuadori të kalojë nga ngushticën e Panamasë. Dhe Ekuadori kufizohet nga 3 shtete që prodhojnë 96% të kokainës në të gjithë botën; Bolivia, Peruja dhe Kolumbia. Të treja këto kanë bandat dhe grupet e tyre të karteleve.

Të mos i ngatërrojmë grupet kriminale me kartelet. Asnjë shqiptar sot nuk punon të kryesojë kartelet. Kartele janë ata që vendosin çmimin e origjinës, ne jemi grosistë; pra paketues, grosistë, transportues dhe shpërndarës. Karteli është bursa kriminale e kokainës.

Advertisements

I konsideruar si “koka” e kartelit të drogës, apo “mbreti i kokainës”, Dritan Rexhepi akuzohet për vepra të shumta penale ndër të cilat edhe për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës disa vite më parë. Dritan Rexhepi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar i dyshuar për shumë vepra penale. Ai kërkohej edhe në Spanjë, Itali dhe Britaninë e Madhe si i akuzuar për për trafikun e kokainës.

Në Shqipëri ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Një vit më herët ishte arrestuar në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zeneli por do të arratisej nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës” tha ai te TCH.

Artikulli paraprakBora Zemani i merr vendin në Top Channel, vjen reagimi i parë nga Arbana Osmani
Artikulli tjetërLindi dhe braktisi foshnjën, flet e penduar 30-vjeçarja: Të dashurin e njoha në rrjetet sociale, nuk e donte fëmijën