Buxheti është një “kontratë” sociale, që përcakton se çfarë shërbimesh e investimesh do të ofrojë qeveria, në këmbim të taksave që ajo merr nga qytetarët e saj.
Advertisements
Sa më i ulët të jetë buxheti i një vendi, aq me më shumë eficiencë duhet të përdoret ai. Ekzistojnë manuale të tëra globale që flasin për mirëmenaxhimin e fondeve të taksapaguesve.
Veçanërisht në vendet me të ardhura dhe kapacitet të ulët, buxhetet kombëtare bëhen të vështira për t’u menaxhuar në mënyrë eficiente, pavarësisht qëllimit.
Advertisements
Shqipëria hyn në vendet me buxhetin ndër më të ulëtit në Europë, me shpenzimet që janë sa 30% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga rreth 40% që është mesatarja europiane, e diktuar nga të ardhurat e ulëta, që nuk i kanë kaluar ndonjëherë 28% të PBB-së.
Si i tillë, fokusi i buxhetit duhet të jetë kontrolli fiskal që të mbështesë stabilitetin makroekonomik, reduktimin e rreziqeve, rritjen e eficiencës së shpenzimeve, me synim përmirësimin e mirëqenies dhe uljen e varfërisë.
Por kjo kontratë sociale nuk duket se ka gjetur drejtësi. Që nga viti 2017 deri në 2024, buxheti ka paguar dhe pritet të paguajë (përfshirë vitin e ardhshëm) 86 miliardë lekë (rreth 800 milionë euro) për 12 kontrata koncesionare të tipit të Partneritetit Publik-Privat (PPP).
Për gjashtë nga këto kontrata është hapur hetimi nga Njësia e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrimi i produkteve të veprës penale, ku është provuar se janë shpërdoruar paratë e buxhetit.
Vlera totale e këtyre 6 koncesioneve për periudhën 2017-2024 është gati 40 miliardë lekë, që është mesatarisht sa gjysma e buxhetit të investimeve kapitale në një vit.
Nga kjo shumë, rreth 25 miliardë lekë janë vetëm koncesionet e shëndetësisë, që do të ishin të mjaftueshme për të ndërtuar 4-5 spitale të reja.
ulët, dhe rritja administrative e pagave, e pashoqëruar me produktivitetin.
Paralajmërimi i guvernatorit është që tendenca shtrënguese do të vazhdojë dhe FMN ka këshilluar që norma të arrijë në 4.5%, duke ndikuar në shtrenjtimin e kostos së parasë, që do të frenojë investimet dhe kredimarrjen e bizneseve e individëve, por dhe në shtimin e kostove të borxhit të qeverisë.
Deri tani, kontrata sociale mes qeverisë dhe taksapaguesve nuk është zbatuar. Paratë janë përdorur në një pjesë të konsiderueshme për projekte korruptive dhe prandaj, çdo përpjekje për shtim taksash që të rritet buxheti ndihet më shumë si represion fiskal, sepse në kahun tjetër, atij të të ardhurave, nuk po respektohet angazhimi social. Teksa rripi po “shtrëngohet”, duhet të presim e të shohim nëse do të mundet drejtësia ta rivendosë këtë ekuilibër. /Monitor