Doktor Drini Bardhi, kardiologu i cili vizitoi futbollistin ganez Rafael Dëuamen, që humbi jetën në fushë pak ditë më parë nga arresti kardiak, tregoi në një program televiziv se si kishin rezultuar testet dhe egzaminimet fillestare të kapitenit të Egnatias, i cili iu bashkua klubit një vit më parë.
Advertisements
Kardiologu tha se në testet fillestare Dëamena doli mirë dhe se nuk paraqiti asnjë kundërindikacion për të mos luajtur.
“Jam i pari që e kam vizituar. Ai paraqitet në klinikën time në 20 dhjetor të vitit të kaluar. Lash oraret, paraqitet Dwamena, një djalë që unë nuk e njihja. Dua të flas nga ana shkencore, ajo që quhet anameza ku historiku i sëmundjes personale dhe familjare të sportistit dhe ato që ne gjejmë në egzaminimet e rutinës.
Advertisements
Fliste mirë anglisht, kam folur direkt me atë. Nuk paraqiti ndonjë gjë të veçantë. Ishte eko normale, kishte cikaticë në anën e majtë të gjoksit dhe i them ‘ke kaluar ndonjë problem? Të bie të fikët?’ ‘Jo’ më thotë. I them ‘ke vënë aparat’. ‘Jo’ më thotë, ‘kam vënë një aparat që regjistron për një kohë më të gjatë ritmin e zemrës, e kam vënë dhe e kam hequr se nuk kam pasur nevojë’. Dalim te dhoma tjetër te ‘stres testi’, i realizoj 12 minuta provën me ngarkesë, që është kohë e mjaftueshme. Nuk kishte kundërindikacion për të mos luajtur sport”, tha Bardhi.
Gjithashtu mjeku tha se nuk është i vërtetë fakti që sulmuesi i Egnatias u pranua të luaj në Shqipëri kur vende të tjera në Evropë e ndaluan, kjo sipas tij pasi Dwamena rezultonte negativ në testet fillestare.
“Flitet që e ndaluan në Europë dhe e lanë të luajë në Shqipëri. Nuk është e vërtetë, ai ka ndërruar gjashtë ekipe që ka ndërruar, do të thotë në testet fillestare ka rezultuar negativ, se përndryshe si e pranuan? Kur sëmundja nxori kokë ai bëri arrest kardiak në fushë, i vendosën defribrilator, iu rekumandua nga ekipe të ndryshme që mos luajë. Në Levante e pranuan, ka luajtur një vit. Sëmundjet gentetike kardiake nuk kapen me testet e zakonshme”, tregon doktori.
I pyetur se a ishte për të luajtur futboll Dwamena me zemrën që kishte, Bardhi u përgjigj ‘po’. Ai gjithashtu tregon se nuk e dinte historikun me zemrën që 28-vjeçari kishte.
Moderatori: Me zemrën që kishte a ishte Dwamena për të luajtur futboll?
Bardhi: Po patjetër.
Moderatori: Po historiku që fliste për zemrën?
Bardhi: Jo fare. Ku e dija?
Bardhi: E ke në intervista me Endi Tufën dhe ka thënë nuk ka pas arrest kardiak, as që ka pas dhe që e defribrilator dhe që e ka hequr.
Moderatori: Asnjë nuk ju informoi?
Bardhi: Jo asnjë.
“Në dijeninë time ekipi i Egantias, ka sponsor një spital, testet siç më kanë dalë mua është vizituar në spital. Janë dorëzuar në federatë dhe i kam shkëputur marrëdhëniet. Nuk është më në përgjegjësinë time. Janë bërë testet për kampionatin e ri. Nuk e kam parë vetëm unë”, shtoi kardiologu.