Sherr i madh në Kamzë, tre në spital, katër në burg

Policia e Kamzës ka arrestuar paraditen e sotme katë persona, pas një sherri të madh që ndodhi mbrëmjen e djeshme atje, prej të cilit u lënduan tre persona. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja ndodhi mbrënë në zonën e bulevardit “Nënë Tereza” ku dy grupe të rinjsh u përplasen fizikisht me njeri-tjetrin duke shkaktuar lëndimin e tre personave.

Advertisements

Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore, policia arrestoi katër persona, ndërkohë që tret ë tjerët janë duke marrë ndihmën e mjekëve në spital.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit E. P., 20 vjeç, E. P., 20 vjeç, L. H., 19 vjeç, si dhe një të mitur 17 vjeç, të gjithë banues në Kamëz. Ditën e djeshme, rreth orës 20:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit K. Z., 19 vjeç, L. Gj., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia. /albeu.com

Advertisements

Artikulli paraprakInceneratorët/ Berisha del me paralajmërimin e fortë: Rama po bën gjithçka që vjedhja e shekullit të…
Artikulli tjetërTragjedia në Maqellarë, ky është 35-vjeçari që e zuri mermeri poshtë, la jetim 6 fëmijë