Para syve të tre fëmijëve të saj, 14, 12 dhe 7 vjeç, të premten mbrëma një 38-vjeçare në Misuri të SHBA-së u qëllua dhe u vra nga partneri.
Advertisements
Jameka Williams po bëhej gati për një natë jashtë kur partneri i saj dhe babai i dy prej tre fëmijëve të saj e qëlloi për vdekje.
Tragjedia u zbulua nga telefonata e vajzës 14-vjeçare të Williams me tezen e saj: “Babai im sapo vrau mamin”.
Advertisements
Pas atentatit, personi, të dhënat e të cilit nuk bëhen të ditura, është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim.
Sipas burimeve policore, 38-vjeçarja dhe autori janë përleshur para se ai ta qëllonte. Familjarët e gruas thonë se lidhja e saj me autorin kishte nisur që kur ata ishin në shkollë dhe që nga ajo kohë kishte pasur luhatje të shumta.
“Kur e pa duke i rregulluar flokët dhe duke u bërë gati për të dalë i tha ‘nuk po shkon askund, sot është dita’ dhe më pas e qëlloi”, tha një i afërm i 38-vjeçares./albeu.com