Sali Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar, pritet të bëhet votëbesimi! Çfarë parashikohet në rendin e ditës

Sali Berisha ka vendosur të thërrasë Kuvendin Kombëtar në datën 2 dhjetor në orën 11:00. Vendimi është marrë sot, pas konsultimit me forumet.

Advertisements

Me anë të një njoftimi bëhet e ditur se gjatë këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm për fatet e PD, opozitës dhe shoqërisë, në kushtet e një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë.

“Pas konsultimit me forumet, Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 9 tetor 2023, vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.

Advertisements

Gjatë këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm për fatet e PD, opozitës dhe shoqërisë, në kushtet e një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë.

Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës”, thuhet ne njoftim.

Artikulli paraprakKthesa drastike e motit, sinoptikania e SHMU del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët: Temperatuarat do të pësojnë rënie në vlerat maksimale
Artikulli tjetërPolicia Rrugore me dorë të hekurt, gjobit me 40 mijë lekë automjetin e ministres së PS! Masa ndaj deputetëve dhe efektivëve që parkojnë gabim