Një situatë kaotike ka përfshirë seancën plenare të parlamentit këtë të enjte. Deputetit e opozitës kanë përmbysur karrriget dhe kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.
Advertisements
Në një prononcim nga rrjetet sociale brenda ambienteve të Kuvendit Berisha njoftoi se ata do të shpallin sot grevën e urisë në sallën e parlamentit.
Ai u kërkoi kolegëve të maxhorancës të largohen, pasi nuk do të lejojnë zhvillimin e një séance normale.
Advertisements
“Tani mund të ikni se ne do vazhdojmë do të shpallim grevën”, tha Berisha.
Nga ana tjetër Garda e Republikës ka rrethuar godinën, ndërkohë që jashtë ambienteve të parlamentit ka një prezencë të shtuar të policisë në rast të përshkallëzimit të situatës. Në terren është parë dhe vetë Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, duke koordinuar punën e efektivëve.
Përveç numrit të lartë të gardistëve kemi vënë re dhe një prezencë të shtuar të efektivëve të Policisë së Shtetit
Është vënë re prania e Drejtorit të Policisë së Tiranës në ambientet jashtë ambienteve të parlamentit, duke koordinuar punën e policisë në rast të eskalimit të situatës Brenda ambienteve të parlamentit.
Jashtë parlamentit nuk ka qytetarë të grumbulluar, por duket se policia i ka marrë të gjitha masat nëse do të ketë një përshkallëzim të situatës jashtë ambienteve të parlamentit”, bëri me dije gazetari i Euroneës Albania, Ardit Hoxha.