Një 37-vjeçar është arrestuar teksa pinte kafe në lokal i armatosur.
Advertisements
37-vjeçari Aurel Lazaj është arrestuar në rrugën “Him Kolli”, në Tiranë pasi policia ishte informuar në telefon se një person i armatosur po pinte kafe në lokal.
Gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur 37-vjeçarit një armë zjarri dhe municion luftarak.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në një lokal në rrugën “Him Kolli”, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, për kapjen e tij.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin ku po qëndronte shtetasi A. L., të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.