Një interes i jash tëzakonshëm për një biletë. Mbrëmjen e së enjtes, FSHF-ja njoftoi se kishte filluar shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe, që do të zhvi llohet më 20 nëntor në “Air Albania”.
Advertisements
I njëjti skenar si me Çekinë u ndoq për biletat, ku ato dolën në shitje vetëm “online” dhe mbaruan për rreth dy orë, ndërkohë që edhe çmimet ishin po njësoj si me Çekinë, ku bileta më e lirë kushtonte 30 mijë lekë dhe për tifozët që i blenë “online” më e shtrenjta ishte 80 mijë lekë të vjetra.
Ndërkohë tribuna kryesore që kap çmime 250 mijë dhe 300 mijë lekë të vjetra për një biletë nuk u hap fare si sektor dhe opsion në faqen e biletave.
Advertisements
Pavarësisht nivelit të kundërshtarit që është në vendin e fundit në grup, interesi është i lartë për shkak se Shqipëria është shumë pranë kualifikimit në Europian për herë të dytë në histori, teksa çdo gjë mund të vendoset edhe në ndeshjen me Moldavinë, nëse marrim një pikë.
PËRFITIMET
Ky ka qenë një vit i “bekuar” për FSHF-në sa u përket të ardhurave që ka përfituar nga biletat, teksa mbledhim këtu ndeshjen me Moldavinë në qershor, me Poloninë në shtator dhe Çekinë në tetor, ku në të tria rastet stadiumi ka qenë plot, të ardhurat deri këtu nga shitja e biletave kapin shifrën e 2 milionë eurove, pa përfshirë këtu ndeshjen e fundit me Ishujt Faroe.
Duke bërë një llogaritje më përafërsi për ndeshjen me Ishujt Faroe, duke zënë edhe biletat që jepen me një çmim më të ulët për grupet e tifozëve, duke zbritur atë numër që i vihet në dispozicion familjarëve të futbollistëve, punonjësve të FSHF-së, sponsorëve dhe klubeve të futbollit, por duke shtuar edhe ato bileta të tifozëve miq që nuk do të jenë të pranishëm në stadium dhe janë shitur për tifozët shqiptarë, shifra do të shkonte në rreth 1 milion euro.
Një shifër e majme për federatën për një ndeshje ndaj Ishujve Faroe, ku mendohet të kthehet në festë në rast se marrim një pikë dhe kualifikohemi në Moldavi ose duhet të presim për të prerë një biletë këtu në Tiranë.