Pas përmbytjeve, nis dëbora: Zonat e prekura dhe ku duhet bërë kujdes

Reshjet e dendura të shiut kanë rinisur në territorin e Tiranës dhë qyteteve përreth, ndërkohë që në malin e Gramozit dhe atë të Gjallicës në Kukës janë vërejtur edhe redhje dëbore.

Advertisements

Pritet që reshjet e dëborës të jenë të lehta, vetëm në kreshtat e maleve, ndërkohë që paspërmirësimit gjatë fillimit të javës, reshet e dendura të shiut do të rikthehen gjatë së mërkurës duke përfshirë në mënyrë intensive thuajse të gjithë territorin e vendit

Sipas Institutit të Gjeoshkencave njofton se sot dhe ditën e nesërme do të ketë reshje me intensitet të lartë në veri të vendit.

Advertisements

Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Gjatë ditës së djeshme dhe sot, shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e Tiranës dhe Durrësit, ndërkohë që e njëjta situatë pritet të vijojë edhe gjatë orëve të pasdites së sotme në kryeqytet, ku reshjet kanë rinisuar me intensitet të lartë.

Artikulli paraprakHiqini urgjent makinat e braktisura që kanë zënë rrugët dhe sheshet ose do t’i marrë policia
Artikulli tjetërIdentifikohet 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Durrës, reagon policia dhe zbardh detajet e reja