Operacioni i SPAK, Klodiana Lala zbardh prapaskenat: Pse Erzen Breçani refuzoi 500 mijë euro nga Ervin Mata

Nën akuzë për pastrim paarsh, ish-Zv.drejtori i Policisë Erzen Breçani ka qenë një ndër personat e arrestuar pas një operacioni të SPAK të mbështetur në zbardhjen e komunikimeve të SKY.

Advertisements

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar disa detaje nga bisedat e zbardhura, ndërsa tregon edhe lidhjen mes Erzen Breçanit dhe Ervin Matës.

Ajo tha se motra e Matës ka qenë e martuar me djalin e Breçanit, ndërkohë që në komunikimet me të birin, Erzen Breçani shprehet se nuk pranon para nga Ervin Mata.

Advertisements

“Në një moment ka përplasje mes Breçanit dhe të birit, sepse ai i thotë mbaje largr gruan tënde nga familja e saj sepse unë nuk dua para nga ai. Në një moment Mata i ofron 500 mijë euro për një investim dhe ai thotë që nëse dua para i marr tek Luani jo përmes tij”, u shpreh Lala.

Artikulli paraprakVdes fëmija, tetë të zhdukur pas fundosjes së barkës së emigrantëve në brigjet e Lampedusa
Artikulli tjetërKëmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera