Mbrëmjen e sotme, Graciano Tagani ka kërcyer bashkë me Atalanta Kërçykun në ritmet e këngës Gasolina. Ndonse teksa jepnin komentet juria, Olta Gixhari ka thënë: Po pse nuk e keni bërë me këngën Benzina ju, kemi këngët tona të bukura shqiptare.
Advertisements
Nuk ka ngurruar dhe Olta ka vendosur live nga telefoni këngën e Luana Vjollcës Benzina duke thënë se është këngë shumë e bukur e mbase balerinët nuk hulumtojnë aq sa duhet për të gjetur këngët. Teksa në skenë ka rënë qetësia, Bora i ka premtuar Oltës se javën tjetër do të ketë këngë shqiptare.
Rikujtojmë se Luana u largua nga Top Channel pas 15 vitesh duke u bashkuar televizionit Klan me programet Zemër Luana dhe Love Island Albania.
Advertisements