Nëna e dy fëmijëve vritet nga rrufeja në plazh(Video)

Një grua, nënë e dy fëmijëve u vra kur u godit nga rrufeja në plazhin Boquilla në Cartagena, Kolumbi.

Advertisements

Fatkeqja Froilanis Maireth Rivas Román ra në tokë menjëherë sapo u godit mnga rrufeja.

Në të njëjtën kohë, një dëshmitar okular ka regjistruar momentin e frikshëm. Gruaja 34-vjeçare është parë duke ecur përgjatë vijës bregdetare me pamjet që tregojnë një rrufe të madhe që e godet atë.

Advertisements

Pranë saj ishte një polic i cili duket i tronditur nga zhurma e rrufesë, por pa e parë gruan.

Një tjetër pushues bie në rërë i tronditur dhe më pas vrapon për të ndihmuar gruan që vdiq në vend nga goditja elektrike.

Román ishte duke vizituar Boquilla Beach në Kolumbi me anëtarët e familjes.

Froilanis ka lënë pas një djalë dhe një vajzë dhe shpesh ndante postime me dy fëmijët e saj në Facebook. Ajo gjithashtu kishte kompaninë e saj të veshjeve në Instagram.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjasat që dikush të goditet nga rrufeja janë një në një milion, megjithatë gati 90% e viktimave mbijetojnë. Në Kolumbi, vdekjet nga rrufetë për shkak të kushteve të motit janë të shumta.

Sipas Universitetit Industrial të Santanderit, numri i lartë i maleve dhe fushave të hapura në vend e bëjnë rajonin të prirur ndaj shkarkimeve elektrike.

Universiteti tha: “Kolumbia është rajoni me aktivitetin më të rrufeshëm në botë, gjë që rrit numrin e vdekjeve dhe të lëndimeve për shkak të këtij fenomeni, veçanërisht në zonat rurale”.

Artikulli paraprakPamje të rralla, zbulohet se çfarë ndodh në fund të detit kur bie tërmet (Video)
Artikulli tjetërGallatë e madhe/ Akuzoi Bleron për ngacmim s*ksual, nuk ndalet Linda Halimi: Ledri Vula më ka shkruar në…