Nën akuzë edhe për inceneratorin e Fierit, kush është 32-vjeçari i arrestuar në Durrës. I shkaktoi shtetit një dëm prej 5 milionë euro

Policia e Durrësit ka çuar në pranga Regan Merdanin, 32-vjeç, i cili është dënuar me 3 vite burg për krijimin e skemave masjhtruese me TVSH-në. “Regan Merdani, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili u lokalizua dhe u kap në lagjen nr. 4, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Advertisements

Hetimet për 32-vjeçarin kanë nisur që në vitin 2016 dhe si rezultat i tyre është provuar se ky shtetas e kryente mashtrimin lidhur me TVSh-në, përmes një biznesi në fushat e prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore”, sqaron policia.

Regan Merdani ishte pjesë e një skemë mashtrimi me faturat e TVSH që i solli shtetit rreth 5 milionë euro dëm dhe që çoi në burg 8 persona. SPAK ka siguruar të dhëna se shtetasit, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Regan Merdani, dhe disa të tjerë, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit të tatimit mbi vlerën e shtuar.

Advertisements

Artikulli paraprakSPAK kërkon sekuestrim pasurie, ja çfarë vendosi Gjykata për Redjan Rrajën dhe Kejvinën Kthellën
Artikulli tjetërNuk pyet për popullin! Qeveria miraton marrëveshjen me Italinë për emigrantët