Ndezi tymuese në Kuvend, Nikolla përjashton Flamur Nokën nga seanca

Seanca e sotme parlamentare, njësoj siç ishte paralajmëruar nga deputetët opozitarë është shoqëruar me tensione. Edhe pse ishte parashikuar të diskutohej projekt-buxheti i vitit 2024, kaosi i krijuar nga opozita nuk ka lejuar zhvillimin normal të seancës.

Advertisements

Deputeti Flamur Noka madje ndezi tymuese brenda sallës së Kuvendit, veprim që e detyroi kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla ta përjashtonte nga seanca.

Nikolla: Ç’keni, pse nuk doni të diskutoni? Qytetarët duan të dëgjojnë. Nëse s’doni të diskutoni, atëherë kalojmë në votim.

Advertisements

Artikulli paraprakBalluku nxjerr foto me syze 3D, plasin komentet: Si duken gropat dhe Rruga e Arbrit me këto syzet?!(Foto)
Artikulli tjetërPD tym e flakë në Parlament, Rama e voton buxhetin për 5 minuta