Ishulli Evia në Greqi, mëngjesin e sotëm, u godit nga një tërmet 5.1 i shkallës rihter.
Advertisements
Nga tërmeti, që zhjati 40 sekonda dhe u shoqërua me pasgoditje, fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.
Sipas sizmologëve, zona ku ishte epiqendra e tërmetit, është malore dhe nuk ngjall shqetësim, ndërsa kanë theksuar se mund të ketë të papriura, prandaj duhet monitorim dhe vlerësim.
Advertisements
“Tërmeti ka ndodhur në një zonë malore, nuk ngjall shqetësim”, tha për protothema.gr sizmologu Kostas Papazachos.
“Historia e rajonit nuk ka dimensione më të mëdha. Por mund të ketë të papritura sizmike, ndaj duhet monitorim dhe vlerësim”, theksoi Gerasimos Papadopoulos në Action24 .
Sipas presidentit të OASP-së, Efthymio Lekka, ky tërmet ka ndodhur në një zonë me sizmicitet të fortë me kalimin e kohës që nuk ka prodhuar tërmete të mëdha.
“5 mund të jetë edhe tavani i tërmeteve në rajon. Është një grup thyerjesh me drejtim verilindje, ka prodhuar edhe një tërmet 1.5 vjet më parë. E mira është se në këtë zonë nuk kemi tërmete të mëdha. Është e ditur që do të kemi disa pasgoditje që do të jenë me përmasa të vogla, këtë e tregon historia e zonës. Ka nevojë për vëmendje, por nuk ka arsye për panik. Nuk mendoj se do të ketë një efekt të tillë që të kemi një tërmet më të madh, këtë e them me rezervë dhe bazuar në të dhënat historike”, argumentoi ai.
“Me të gjitha gjasat nuk do të ketë një tërmet më të madh me të dhënat që ekzistojnë deri tani, ndërsa është shumë mirë që ka pasgoditje”, tha për Lamia Polis 87.7, drejtori i kërkimit të Institutit Gjeodinamik Athanasios Ganas.