“Mbase ka folur me lalin për…”, Berisha: Si komunikonte Zoto dhe Mërtiri për çerdhen që u ndërtua

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar ditën e sotme konferencën e përjavshme me gazetarët.

Advertisements

Ai ka zbuluar një bisedë në “WhatsApp” që sipas tij përfshin Klodian Zoton dhe Mirl Mërtirin

Sipas tij biznesmenët e shumëkërkuar për aferën e inceneratorëve, Zoto dhe Mërtiri komunikojnë në një grup në WhatsApp për ndërtimin e një çerdheje në kryeqytet.

Advertisements

Sipas Berishës, Mërtiri dërgon lajmin për ndërtimin e çerdhes dhe pyet “po kjo çfarë ishte”, me Zoton që përgjigjet “ku di unë, i ke thënë gjë ti atij?”.

Mërtiri shkruan më poshtë “jo asnjëherë, prandaj më bëri çudi”, ndërsa Zoto përgjigjet duke thënë “s’e di, mbase ka folur me lalin”, duke nënkuptuar se ky i fundit mund të jetë kryebashkiaku Veliaj.

Artikulli paraprakSilvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjet e Euro 2024, lihet jashtë Broja
Artikulli tjetërOperacioni “Sundimi i ligjit” në disa qytete të vendit, në pranga 25 persona! Ja kush janë në shënjestër