Luizi dhe Olta më në fund sheshojnë mosmarrëveshjet mes tyre?!(Foto)

Pas përfundimit të “BBV” marrëdhënia e tensionuar midis Luizit dhe Oltës u duk se mori një kthesë tjetër, aq sa dyshja u bashkuan si çift në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”.

Advertisements

Teksa pritej që ky projekt t’i afronte ata më shumë, marrëdhënia mes tyre u kris sërish.

Por, së fundmi duket se dyshja i paskan sheshuar mosmarrëveshjet pasi janë shfaqur të afërt në premierën e filmit të tyre në Zvicër.

Advertisements

Olta, Luizi, Sara, Ledioni kanë pozuar së bashku me shikuesit që janë mbledhur të shohin “Në Kuadër të Dashurisë” në Zvicër.

Mbetet në pikëpyetje gjithsesi nëse ata janë pajtuar me të vërtetë apo thjesht kanë pozuar afër për hir të filmit dhe fansave.

Artikulli paraprakZbardhet vendimi i Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar: Dy shkeljet e kryera nga shteti
Artikulli tjetërSkandal në Kamëz, helmohen nga ushqimi 20 të mitur në një çerdhe, institucionet fshehin ngjarjen