Lojtari shqiptar përjetëson në trup Dwamena-n, i dedikon një tatuazh

Raphael Dwamena u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme ditën e shtunë, kur humbi ndjenjat në fushën e lojës përballë Partizanit.

Advertisements

Ndarja e tij nga jeta ka prekur të gjithë opinionin sportiv në Shqipëri, që është solidarizuar me këtë ngjarje tragjike.

Dhimbja ka qenë e madhe për të gjithë personat që e njihnin, e këtu nuk bëjnë përjashtim as lojtarët me të cilët ka ndarë dhomën e zhveshjes.

Advertisements

Jurgen Goxha ka vendosur ta përjetësojë kujtimi ne Dwamena-s në trupin e tij. Lojtari shqiptar, i cili më parë ka qenë shok skuadre me të te Egnatia, i ka dedikuar një tatuazh në krahun e tij 28-vjeçarit.

“Gjithmonë me ne Rafa”, ka shkruar Goxha në postimin e shpërndarë në “Instagram”, ku ka treguar edhe tatuazhin e bërë në nder të Dwamena-s.

Artikulli paraprakSkandal në Kamëz, helmohen nga ushqimi 20 të mitur në një çerdhe, institucionet fshehin ngjarjen
Artikulli tjetërPreken edhe emigrantët shqiptar, ja kur do të hyjë në fuqi ligji për lehtësimin e bashkimit familjar për punëtorët e kualifikuar në Gjermani