Kontroll nëpër xhepa, dogana i kap çantën me mijëra euro 26-vjeçarit

Sekuestrohen 24 800 euro në doganën e Kakavijës, procedohet penalisht 26-vjeçari që nuk i deklaroi teksa po dilte nga Shqipëria.

Advertisements

“Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi S. T., në çantën e të cilit u gjetën 24 800 euro që ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 26 vjeç, banues në Terihat, Dropull” njofton policia.

Advertisements

Artikulli paraprakShokon ish-banorja e BB: Fëmijët janë të pabindur, nëse do isha mësuese do t’i kisha degjeneruar me shpulla
Artikulli tjetërLajmi i fundit/ Arrestohet në Turqi “koka” e kartelit të drogës, Dritan Rexhepi