Klodiana Lala zbulon detaje të bujshme nga procedura e ekstradimit të Dritan Rexhepit: Një avokat shqiptar ka vajtur në Turqi, po mendohet se…

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga procedura e ekstradimit të Dritan Rexhepit nga Turqia.

Advertisements

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se Rexhepi po mendohet se ku i leverdis më shumë të ekstradohet, ndërkohë që deklaroi se një avokat shqiptar ka udhëtuar drejt Turqisë për ta përfaqësuar.

“Mbaj mend kur kam shkuar në shtëpinë e Dritan Rexhepit, tek nëna e tij. Ishte grua e sëmurë. I bëra edhe kafe turke dhe e pyeta. Olimbia rrinte me celular në dorë. Më thoshte se kur e merrte Dritani nga burgu dhe këto detajet.

Advertisements

Dritan Rexhepi do ti vonojë shumë procedurat. Para një viti kontaktoi ekip ligjor në Tiranë. Nuk doli asnjëherë ai ekip të fliste, por për shkak të një teme i kam kontaktuar. Të nesërmen e arrestimit nga Tirana ka udhëtuar njëri prej pjesëtarëve të këtij ekipi ligjor. Ai po peshon nga ana ligjore se ku i leverdis të shkojë më shumë. Krimet në Shqipëri janë shumë të rënda.

Në finale, autoritetet turke kanë për detyrë ta pyesin edhe vetë personin se ku do të shkojë.

Problemi është që Dritan Rexhepi ende nuk ka marrë nje vendim, për sa kohë po merr avokatë shqiptarë dhe italianë”, tha ndër të tjera Lala.

Artikulli paraprakKanceri i mushkërive/ Mjeku: Në Shqipëri s’ka ilaçe, pacientët po lënë trajtimin
Artikulli tjetërDëshmia e shqiptares së kthyer nga Gaza: Kjo është lufta më e tmerrshme që kam përjetuar atje