Kapi “mat” hajdutët, dhunohet i zoti i shtëpisë në Lezhë

Një 52-vjeçar ka njoftuar policinë se kur është kthyer në banesën e tij në fshatin Mërqi, pasi ka qenë me bagëti, ka gjetur në banesë dy persona, që dyshon se kishin hyrë për të vjedhur.

Advertisements

Në momentin që hajdutët kanë parë të zotin e shtëpisë kanë tentuar të largohen teksa dhe e kanë goditur me grusht 52-vjeçarit, e në fakt nuk kanë mundur të vjedhin asgjë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Advertisements

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Artikulli paraprakBerisha akuza Ramës për ndërtimin e pallatit 5-katësh: Nuk ka asnjë faturë
Artikulli tjetërInvestigimi i “BBC”: Basha u financua në mënyrë sekrete nga Rusia, e pyetëm por heshti!