Kanceri i mushkërive/ Mjeku: Në Shqipëri s’ka ilaçe, pacientët po lënë trajtimin

Slaveyko Djambazov nga Bullgaria është këshilltar ndërkombëtar për vlerësimin e teknologjisë shëndetësore dhe politikave shëndetësor, ai ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të premte në “Good Morning Albanians” ku tha Shqipëria vijon të mbetet shumë pas me trajtimin e sëmundjeve të kancerit të mushkërive.

Advertisements

Ai tha se në vendin tonë ende ka mungesë ilaçesh dhe mjetesh për trajtimin e kësaj sëmundjeje, ndaj nuk mungojnë rastet e pacientëve të cilët detyrohen të ndërpresin trajtimin.

“Ajo çfarë përdoret në Europë, nuk është në Shqipëri. Për të negociuar këtë lloj teknologjie të re në Shqipëri, duhet fillimisht të kesh disa politika të reja për shëndetin. Kështu që politik bërësit, institucionet duhet të negociojnë për çmimin e duhur sa i përket pacientëve e shqiptarë në mënyrë që të marrin trajtimin e duhur.

Advertisements

Kjo tani nuk ndodh dhe kjo është arsyeja se pse ata kanë një shërbim të limituar. Ka pacientë që e kanë nisur shërbimin e tyre dhe e kanë ndërprerë në mes sepse nuk ka ilaçe. Kjo është diçka që nuk mund të pranohet nga shoqëria”,-tha mjeku.

Artikulli paraprak“Nuk më rr*het mua për Belerin, por për Edi Ramën që shkallmon çdo institucion”/ Plas keq në emision, Bushati përplaset ashpër me Artan Hoxhën
Artikulli tjetërKlodiana Lala zbulon detaje të bujshme nga procedura e ekstradimit të Dritan Rexhepit: Një avokat shqiptar ka vajtur në Turqi, po mendohet se…