Ibrahim Berisha ka vuajtur një dënimin prej 13 vitesh. Gjatë kohës që qëndrimit në burg, ai ka mbaruar dhe një shkollë profesionale dhe ka kryer kurse të ndryshme. Madje, Ibrahimi ka lexuar mbi 2500 libra. Më pas, ka krijuar një alfabet personal me shkronja sekrete të frymëzuara nga hieroglifet.
Advertisements
Për emisionin “Abc e Mëngjesit”, Ibrahimi ka rrëfyer të gjithë jetën e tij nga dënimi në mënyrë të padrejtë, te vuajtjet e kaluara në burg, sakrificat për të zbardhur të vërtetën deri te leximi i librave dhe krijimi i alfabetit.
“Unë Ibrahim Berisha jam akuzuar së bashku me një grup për një vrasje në datën 5 gusht 2009 për një ngjarje që nuk e kemi bërë.
Advertisements
Gjatë qëndrimit për 13 vite në burg kur dënohesh për diçka të padrejtë kalon vuajtje, por unë nuk jam dorëzuar kurrë me vetëbesimin tim se e vërteta do të zbardhet. Gjatë kësaj kohe për mua prioritet ka qene lufta për drejtësi. Unë kam shkuar në instancat më të larta për të kërkuar drejtësi. Kam dërguar me qindra shkresa. Krahas kësaj kam vazhduar shkollën profesionale ‘Makineri’ profili ‘Vegëltar’. Kam kryer dhe një kurs për ‘Menaxhimin e zemërimit’. Tashmë unë nuk kam shpërthime, e menaxhoj zemërimin.
Madje, kam lexuar mbi 2500 libra në burg, përveç atyre që kishim, më kanë sjellë libra dhe nga familja me porosi. I sugjeroj të gjithë të lexojnë se të ndihmon të largosh mërzinë, të mbash mendjen e freskët.
Unë madje kam shkruar dhe një ditar me alfabet sekret. E kam shpikur vetë dhe jam inspiruar nga hieroglifet.
Në burg kam punuar 11 vite dhe kam shërbyer në kuzhinën qendrore të burgut. Më vonë, u bëra shef kuzhine. Në fakt, leximin dhe aktivitet sportive i kam pasur gjithmonë pasion dhe i vazhdoj dhe tani”, rrëfeu Berisha.