21-vjeçari i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”, që përplasi ditën e djeshme një çift të rinjsh pranë kryeministrisë është arrestuar nga policia.
Advertisements
Jorgaq Thëngjilli i është nënshtruar testeve përkatëse dhe ka rezultuar se nuk kishte qenë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike.
Kjo nuk është hera e parë që 21-vjeçari ka shkaktuar problematika në qarkullim, pasi është ndëshkuar më përpara për mos respektim shpejtësie në qendrat e banuara.
Advertisements
Nga aksidenti që ndodhi ditën e djeshme janë plagosur dy të rinj, të cilët momentalisht ndodhen në gjendje të qëndrueshme në spitalin e Traumës.