Anila Grishaj është 26-vjeçarja shqiptare që humbi jetën ditën e djeshme në në një kompani ushqimesh të ngrira në provincën e Trevisos, «Bocon» në Pieve di Soligo.
Advertisements
E reja ishte duke punuar, kur papritur koka i ngeci në një makineri paketimi mallrash. Makineria e goditi në qafë, duke i shtypur rruazat e qafës dhe ajo nuk ka pasur kohë as të reagojë. Kolegët e saj të punës e gjetën atë në këmbë, pa ndjenja, të bllokuar nga një pajisje që ishte blerë kohët e fundit nga kompania, e cila është e specializuar në tregtinë e ushqimeve të ngrira. Alarmi i urgjencës u ngrit menjëherë, por kur mbërritën zjarrfikësit, mjekët dhe infermierët, ajo kishte humbur jetën.
Për momentin për ngjarjen e rëndë, hetuesit kanë dy pista: e para makineria e sekuestruar mund të ketë hyrë gabimisht në veprim pikërisht në momentin që e reja, e cila prej vitesh punonte në “Bocon” po kryente një kontroll; dhe e dyta është se makineria mund të jetë përdorur në mënyrë jo të duhur.
Advertisements
Familja e Anilës është tronditur nga vdekja e parakohshme e vajzës së re. Babai i saj doli me nxitim nga fabrika dhe u tërbua para portave, duke goditur me shkelma disa kuti. Është dashur të ndërhyjë policia për të qetësuar atë dhe të afërmit që e kanë shoqëruar .
E reja jetonte në Miane me familjen, babanë, nënën dhe vëllain e vogël: një familje e integruar mirë në fshatin e vogël në kodrat e Marche. Anila ishte e apasionuar pas fotografisë, disa vite më parë mori pjesë në një konkurs kushtuar verës. Pas diplomimit, vajza iu përkushtua punës dhe në «Bocon», pavarësisht moshës së re, ajo ishte bërë zëvendësdrejtoreshë.