Ëndrra zgjati vetëm 1 ditë, Mira Murati largohet nga drejtimi i “Chat GTP”

Një ditë pasi u vendos në krye të “Chat GTP”, shqiptarja Mira Murati është zëvendësuar në këtë pozicion nga Emmett Shear.

Advertisements

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të “OpenAI”, vetëm 48 orë pas shkarkimit kaotik të shefit dhe bashkëthemeluesit, Sam Altman.

Bordi e shkarkoi Altman të premten, duke thënë se kishte humbur besimin tek ai dhe emëroi shefen e teknologjisë së “OpenAI”, Mira Murati, si drejtuese të përkohshme ekzekutive. Por drejtimi i kompanisë nga dita e sotme i ka kaluar Emmett Shear.

Advertisements

“Kishte spekulime se Altman mund të kthehej”, thuhet pas një reagimi të ashpër nga stafi dhe investitorët.

Të dielën në mbrëmje, bordi i “OpenAI” tha se i qëndron vendimit të tij si e vetmja rrugë për të avancuar dhe mbrojtur misionin e “OpenAI”.

Artikulli paraprak“Do flas herë tjetër”, Beqaj del nga GJKKO
Artikulli tjetërMinatorët sërish në protestë para Kuvendit, zbulohet kërkesa e tyre