Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalimi të tij në “facebook”, live nga salla e Kuvendit, ndër të tjera tha Edi Rama ka amnistuar për herë të dytë ish-ministrin, Ilir Beqaj për tenderin për sterilizimin.
Advertisements
Berisha shton se organizata kriminale e SPAK e krijuar nga Edi Rama, nuk ka guxim ta hetojë Beqajn dhe jo më të marrë masë sigurie për të.
“Rama ka frik dhe tmerr sepse është njeriu kryesor ne vjedhjen e parë të shekullit, në vjedhjen e dytë të shekullit. Ju kujtohet mire se si ky hajdut kalonte nga një studio në një studio, me pinca të thyera dhe mashtronte shqiptarët se do të kenë të reja.
Advertisements
Çmimi u rrit 3 herë për sterilizimin. Dje Edi Rama për herë të dytë amnistoi Beqajn e tij. Organizata kriminale SPAK, nuk guxoi të kërkonte as hetim, pa lerë masa sigurie. Por pasi një gjykim i guximshëm kthejë mprapa këtë amnisti kriminale ndaj Beqajt, i cili ka firmat e tij në tenderin për sterilizimin.
Të shtunën (18 nëntor) u bë amnistia e dyte, duke thënë se Beqja po hetohet dhe s’mund të dalë jashtë shtetit për shpërdorim detyre .
SPAK, ko organizatë kriminale e përzgjedhur nga Edi Rama, nuk guxuan dje të fajësojnë Beqajn, për 76 milion të vjedhura me sterilizimin dhe për shumë afera të tjera” tha ndër të tjera Berisha.