Mbrëmjen e djeshme një shqiptar në gjendje të dehur ka tentuar të vrasë kunatin e tij. Fatmirësisht kunati iu ka shpëtuar të shtënave dhe nuk është plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Greqi, në zonën e Lagdas.
Advertisements
Sapo policia ka mbërritur në vendngjarje, 39-vjeçari ka tentuar t’i shpëtojë arrestimit duke qëlluar sërish në ajër dhe duke u futur në oborrin e kishës së Epifanisë.
Arma e sekuestruar ishte raportuar e vjedhur në një shtëpi në Lagdas. Vendimi për shqiptarin do të jepet nga Gjykata e Selanikut.
Advertisements