E FUNDIT/ Zbardhet misteri në Sarandë, kujt i përket koka dhe trupi i gjetur në Xarrë

Identifikohet personi i gjetur diten e djeshme në Xarrë.

Advertisements

Adnant Jaupi është 53-vjeçari nga Elbasani trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, bashkia Konispol. 53 vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës. 53 vjeçari Adnant Kaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur.

Për këtë ishin interesuar edhe familjarë të tij. Nga hetimi nuk konstatohen shenja goditjeje me mjete te forta apo plumbi ku për pasojë t’i kishte ardhur vdekja. Vendi ku u gjet trupi i tij, fillimisht koka dhe pastaj trupi i dekompozuar por i pa groposur u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 m dhe gjatësi 3-4m. Madje tek vendi ku u gjet kufoma kishte ende erë të rëndë dekompozimi. Sipas burimeve mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale.

Advertisements

Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njerit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Identifikimi i kufomës që i përket 53 vjeçarit Adnant Jaupi nga Elbasani, shton edhe më tepër shqetësimet e familjeve Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e njerëzve të tyre.

lajmi ne perditesim…

Artikulli paraprak18 pako kokainë nga Shqipëria në Malin e Zi, arrestohet shqiptari që i fshehu në “BMW” me targa franceze
Artikulli tjetërE dhimbshme! Djali vdiq, babai dhuron biznesin për bamirësi