Haki Ademi nga Vushtrria, mërgimtar në Suedi, më 26 tetor të këtij viti humbi djalin Muhamed Ademi, 36-vjeçar. Ai pësoi vetë aksident në Suedi. Muhamedi ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë. I ndjeri gjatë gjithë jetës është marrë me ndërtimin e shtëpive.
Advertisements
Dëshira e madhe për të investuar në vendlindje. Muhamedi që ka pasur biznes ndërtimtarie në Suedi së fundmi kishte hapur një të tillë edhe në Kosovë. Babai i Metit që jeton me familje në diasporë, por meqë është pensionist, vjen kohë pas kohe edhe në Kosovë, tregon se i biri kishte hapur biznesin në Kosovë prej rreth dhjetë muajsh.
Por të gjithë materialin që i ndjeri e kishte sjellë nga Suedia, familja dëshiron ta dhurojë për bamirësi. “Paratë pas shitjes së laminatit që është material shumë i mirë nga Suedia, kemi vendosur t’i dhurojmë për bamirësi. Të gjitha të hollat që do të grumbullohen, në marrëveshje me ju (emisionin Radar në Radio Dukagjini) pas shitjes së materialit, t’i dhurojmë për bamirësi. Dua që djali i Metit, që është 10-vjeçar ta dhurojë atë çekun për bamirësi. Le ta dijë edhe ai çfarë është bamirësia”. Ai thotë se vlera mesatare e parave që llogaritet se grumbullohet nga laminati i shitur sillet nga 60-80 mijë euro.
Advertisements