Djegia e 2-vjeçares me cigare, Policia: Autor vëllai 9-vjeçar, prindërve do iu hiqet kujdestaria

2-vjeçarja e cila mbërriti në urgjencën e Pediatrisë me djegie cigaresh në trup, nuk është dhunuar dhe abuzuar seksualisht.

Advertisements

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se e mitura është djegur me cigare dhe “autor” i kësaj ngjarje është vëllai i saj 9-vjeçar. I mituri thuhet se ka pranuar autorësinë e ngjarjes në praninë e psikologëve.

Ka qenë halla e vajzës ajo që e ka dërguar në spital 2-vjeçaren pasi ishte e ftohur. Por mjekët kur e kanë kontrolluar, kanë zbuluar djegiet në trup dhe kanë njoftuar policinë. Mjekët thonë se shenjat që e mitura ka në trup, për shkak se nuk janë mjekuar për ditë me radhë, dhe kruarjeve nga dhimbja, janë përhapur duke u infektuar.

Advertisements

Ndërkohë agjentët e Komisariatit Nr. 4 po përgatisin dokumentacionin për përcjellen e rastit te shërbimi social për heqjen e të drejtës së prindërimit.

Artikulli paraprak“Nusja rumune ia ka kaluar shqiptareve”, Bardha: Kur më thotë “nënë”…
Artikulli tjetërNdihmoi bashkëshortin të përdh*nonte një vajzë! Arrestohet 30-vjeçarja lushnjare