Logopedja Gentiana Sinaj është shprehur se në kopshtet publike shqiptare ka një edukatore për 25-30 fëmijë, në një kohë që sipas saj, sipas rregullit, lejohet një edukatore për 7 fëmijë.
Advertisements
Komentet Sinaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se për edukatoret duhet të ketë trajnim të detyruar, përpara se të nisin punën.
Kujtojmë se ditët e fundit janë publikuar disa raste të dhunës në kopshte ndaj fëmijëve, ku rasti i fundit ishte ndaj një 5 vjeçari autik në Elbasan.
Advertisements
“Janë emancipuar më tepër fëmijët, bëhen më tepër publike si raste. Përsa i trajnimit nuk duhet të jetë privat. Sistemi i trajnimit duket të jetë detyrim. Pra para nisjes së ciklit mësimor, stafi duhet të trajnohet për 3 muaj dhe pastaj të nisë.
Kur unë flas për trajnim e kam shumë të qartë. Flas për trajnim edukatoresh të mirëfillta. Trajnime të vazhdueshme. Një edukatore duhet të jetë për 6-7 persona. Rasti i edukatoreve duhet të jetë 1 me 12. Por në shtet ka një edukatore për 25 persona ose 30”, është shprehur Sinaj.