Elsa Liço ka ardhur nga Korça, për të denoncuar situatën, që po i ndodh me apartamentin ku jeton me familjen prej 40 vjetësh.
Advertisements
Pas vdekjes së prindërve të bashkëshortit, kanë bërë çelje trashëgimie dhe kur familja kërkon të regjistrojë këtë dëshmi në Kadastër, i dalin pronarë të tjerë paralelisht.
I pari i del Jorgo Lame, e më pas më radhë Kristaq Nune, e Xhevahir Kishta. Ndërsa të parët, janë komshinj të zonjës, i fundit, Xhevahir Kishta, është i panjohur për ta.
Advertisements
“Nuk e kam gjetur, as nuk e kam idenë cili është. Me shtëpinë time po sillem vërdallë”, tha denoncuesja për “Stop”.
Elsa na tregon me video apartamentin e saj dhe të fqinjëve. “Stop” mori kontakt me Kadastrën e Korçës, ku u treguan të gatshëm, për të bërë ndryshimet në certifikata, pas verifikimeve në terren./ Tv Klan