Buxheti 2024 “pushton” debatin parlamentar, agjendë e ngjeshur sot në komisione/ Opozita “premton” jonormalitet, PS ka gati skenarin

Kuvendi i Shqipërisë do të ketë sot një axhendë të ngjeshur me zhvillime. Ashtu siç e ka përcaktuar rendi i ditës, sot është parashikuar mbajtja e 5 komisione parlamentare.

Advertisements

Bëhet fjalë për komisionin e Ekonomisë, atë të Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese, ku në qendër të diskutimeve do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024. Teksa opozita ka nisur një aksion ku asnjë komision nuk do të vijojë punimet si normalisht, Kuvendi ka vendosur që këto mbledhje të mbahen online.

Berisha e Bardhi ashtu siç kanë paralajmëruar, kanë bërë me dije se nuk do të ketë asnjë seancë normale, deri sa të plotësohen 3 kërkesat e tyre, konkretisht; mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Advertisements

Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Kujtojmë se ditën e premte nga Kuvendi u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi.

Artikulli paraprakSi do të jetë dita e Hënë dhe kur do të rikthehet stuhia?
Artikulli tjetërA do të paraqitet Berisha sot në SPAK? Çfarë parashikon ligji nëse ish-kryeministri thyen vendimin e GJKKO