Prej kohësh kanë qarkulluar thashetheme se Arbana Osmani nuk do e prezantojë Big Brother VIP Albania 3. Ndonëse lajmi nuk është konfirmuar ende nga Arbana, kanë nisur aludimet se kush mund të jetë moderatore e spektaklit dhe një ndër emrat që është përfolur është Bora Zemani.
Advertisements
Bora është ngacmuar nga gazetari i “Shqipëria Live”, i cili nuk ka nguruar të pyesë drejtpërdrejtë moderatoren nëse do të jetë ajo që do e prezantojë sezonin e ardhshëm të Big-ut.
Bora nuk e mohoi si lajm, por vendosi një kusht, që këtë ta vendosë publiku.
Advertisements
“Thua do më shkonte? Si mendon ti? Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku…”, tha Bora.
E nga ana tjetër, Arbana ka ironizuar me Borën duke hedhur një selfie me mbishkrimin: “Po qe se nuk postoj, dijeni se o kap patur punë, ose kam pasur shumë punë. Por, po ju lexoj”, duke dhënë kështu mesazhin se ajo nuk ka hequr dorë nga prezantimi i shfaqjes reality.