Berisha nxjerr dokumentin: Gjyqtaren që më vuri dy masa e kam shkarkuar

Sali Berisha publikoi sot një dokument të marrë nga Ministria e Drejtësisë që tregon sipas tij se gjyqtaren Irena Gjoka që i ka vendosur dy masa për hetimet për dosjen “Partizani” e ka shkarkuar në vitin 1996 për korrupsion dhe shkelje të tjera.

Advertisements

Berisha tha se Ministria e Drejtësisë ka luajtur me mbiemrat e gjyqtares, Maneku dhe Gjoka duke e lënë evazive. Por që sipas ish-kryeministrit është i njëjti person, pasi “Maneku ka mbiemrin e vajzërisë dhe Gjoka të martesës” dhe i kërkon që të japë dorëheqjen nga dosja që po shqyrton.

“Gjyqtarja (Irena Gjoka) pa dinjitet dhe pacipë që fshihet pas krimit të saj. Unë sot jam këtu përpara jush dhe i kam kërkuar që të bëjë publike nëse ka qenë e shkarkuar nga Sali Berisha. Është fshehur pas krimit që ka kryer.

Advertisements

Meqë ajo është fshehur unë po u jap ju këtë shkresë, që thotë se…është përgjigja që ministria e drejtësisë u jep avokatëve, që pranon që gjyqtarja Irena Maneku, ka masë disiplinore, por nuk e “dimë nëse është Gjoka, kjo Maneku apo tjetër”.

Kjo është qesharake, por kjo është gjyqtarja. Dokumente të tjera do i faktojnë që kjo Gjoka është Maneku dhe Maneku është Gjoka, i njëjti person që është shkarkuar nga Sali Berisha për shkelje të rënda ligjore dhe korrupsion” tha ai.

Artikulli paraprak“Na helmove shpirtin o dritë Dielli”! Ky është i riu që vdiq në Fier
Artikulli tjetërTronditëse në Itali/ Atentat ndaj çiftit të mjekëve, vdes në vend gruaja